Tamara Ecclestone zhvishet për “Playboy”

 Bukuroshja ka zbuluar trupin e saj për ballinën e revistës “Playboy”, e cila do të dalë në shitje më 19 pril
Bukuroshja ka zbuluar trupin e saj për ballinën e revistës “Playboy”, e cila do të dalë në shitje më 19 prill, raporton sot The Sun.Bija e bosit të “Formula 1” ka pozuar vetëm pak javë pasi që u fejua me agjentin e shitjeve Jay Rutland, 31 vjeç.

Ajo nuk ka folur për fotografitë mirëpo kësaj radhe ka treguar për të fejuarin e saj, duke thënë se nuk e ka lëshuar rastin për t`u martuar me një djalë siç është Jay.

“Kur e dini, e dini. Kur e gjeni dashurinë e vërtetë, çfarë pritni?”, ka thënë bukuroshja Ecclestone.