Një qen i racës Bulldog i braktisur nga pronari i tij me pretendimin se ai ishte “gay” i shpëtoi në minutën e fundit dënimit me vdekje falë ndërhyrjes së një aktivisteje për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, që vendosi ta “birësojë” atë.
Qeni qendronte prej disa javësh në godinën e “Jackson TN Euthanasia”, një institut i ekzekutimit të kafshëve që braktisen nga pronarët, në Tenesi të Shteteve të Bashkuara.
E premtja ishte dita e fundit e paralajmëruar prej kohësh nga ky institut për ekzekutimin e qenit në rast se për të nuk do të gjendej një “familje”. Kur gjithcka ishte bërë gati, në derën e “Jackson Tn Euthanasia” u shfaq Stephanie Fryns, një mjeke kafshësh, që doli garant për t’u përkujdesur për të.
Menjëherë dënimi me vdekje u anulua, ndërsa Fryns deklaroi se ndjehej e lumtur që kishte mundur t’i shpëtonte jetën qenit në minutat e fundit. Ajo deklaroi se do ta pagëzojë qenin me emrin Elton, frymëzuar nga këngëtari britanik Elton John, pjesë e komunitetit të ho mo sek sua lëve.