Pamela Anderson duket në një formë të shkëlqyer në setin e saj më të fundit fotografik edhe pse tashmë ka mbushur 45 vjeç.
Ish-pjesëtarja e kastit të serialit ‘Baywatch’ tregoi format e saj për fushatën reklamuese të markës së të brendshmeve Bonita De Mas.
Në një nga fotot Anderson shihet e mbështetur në një piano të bardhë.
Gjithsesi, në rrjetet sociale shumë përdorues të internetit kanë shprehur mendimin se këto foto kanë pasur ndërhyrje nga Photoshop-i.